-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Altin Basha drejt shkarkimit nga Teatri Kombëtar? Gonxhja: Po e inspektojmë

Kryesoret

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se ka ngritur një komision për të inspektuar dhe kontrolluar atë që po ndodh në Teatrin Kombëtar pas denoncimit të emisionit “Piranjat” për drejtorin Altin Basha.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar.

Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që drejtohet nga Blendi Gonxhe.

Denoncimi nga emisioni “Piranajt” lidhet me abuzime me buxhetin e këtij institucionit, në blerjen e kostumeve të aktorëve apo dhe të dhënies së shfaqjeve në mënyrë selektive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit