Tetë qendra prostitucioni janë goditur nga policia në qytetin e Shkodrës. Pas një hetimi disa mujor, u evidentuan qendrat që ushtronin prostitucion në qytetin e Shkodrës.
13 vajza të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina, po ndiqen penalisht për ushtrim prostitucioni.
Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.