Vazhdojnë replikat me përplasjen në distancë në rrjetet sociale mes Arben Malajt dhe Agron Shehajt. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj shprehet se Agron Shehaj, e ftoi për t’u bërë pjesë e partisë “Mundësia”, por ai nuk pranoi. Malaj e cilëson hipokrit Shehajn, pasi sipas tij nuk e pranon që e ka bërë këtë ftesë, kur thotë se ‘nuk do të bëjë pjesë të partisë asnjë ministër/ish-ministër’.
Postimi i plotë i Arben Malajt
Ndjese por z. Shehaj qenka genjeshtar i klasit triple AAA
E para nuk me ka ardhur nje sms por jam telefonuar dhe me eshte kerkuar qe ne organizinin e partise te tij ne njesine nr 5 te isha nenkryetar I kesaj dege. As kaq nuk verifikon dot ky yll ne rritjen renese i te djathes??!!
E dyta u lodha duke thene qe z. Shehaj e trajton problemin si kur une I paskam kerkuar poste tek partia e tij por ai ma paska mbyllur deren?? Kjo eshte hipokrizi ne nivele neveritese.
E treta – qedrimi I tij neofashiste qe nje ministet i financave i majte ska shans te jete pjese e partise se tij eshte kercenues per demokracine.
Ky po hyne ne politike me mentalitetin e armiqeve . I turpshem ky mentalitet tek te rrinjte ne politike.
E katerta – vleresimin maksimal nga nderkombetaret dhe opinioni publik shqiptar nuk e demton dot nje biznesmen qe kerkon te bej biznes me mandate politike.
Kete vleresim nuk e shperberi dot Bode me Berishen qe u perbetuan se do te me conin ne burg. Germuar pa fund dhe duke mos gjetur asnje sajuan dergimin ne prokurori te nje rasti te faljes se ligjshme te nje gjobe.
Prokuroria pas verifikimeve paraprake vendosi mos rregjistrimin e ceshtjes.
Kete shpifje ata e bene ne momentin qe une kIsha fituar te drejten per nje program nje vjecar me status “Senior Fellows” ne Universitetin e Harvardit ne Qendren per Bizness dhe Goverment.
Ku aktualisht drejtor i kesaj qendre eshte Larry Summers, Ish sekretari i thesarit/ministri i financave i presidentit Bill Clinton dhe ish president I Harvardit.
Perzgjedhja ishte jashtezakonisht e veshtire por fakti perse me perzgjodhen ishte lidershpi ne mbylljen e skemave piramidale dhe hartimin e programit te ringritjes dhe zhvillimit te ekonomise shqiptare pas renies se skemave piramidale.
Ju z Shehaj ju lumturon pasuria mua me inspiron dija.
Nuk ishte e lehte qe nga nje shkolle e mesme nate per te cilen bera rreth 7000 km rruge kater vite ne kembe arrita studioj nje vit ne universitetin me te mire ne bote.
Vleresimet maksimale nuk I shperberi dot as Rama qe gjate 12 viteve te qeverisjes se tij I ndryshon ministrat e financave si faturinot e autobuzave urban.
Z. Shehaj qenkeni ne thellesine tuaj nje race e vjeter poltike qe kerkon patjeter pushtete duke genjyer dhe per gjera elementare dhe me keqja duke e bere organizimin dhe riorganizimin e partise tuaj me mentalitet biznesi, duke eleminuar garen dhe duke i joshur anetaret e partise me poste partiake pa gare.
Ju jeni rasti qe populli me mercuriine tij paralajmeron se : “jo cdo gje qe shkelqen nuk eshte flori”.
Ne sherbim te opinionit publik nuk do lodhem per te ndalur hipokrizine tuaj te palodhshme.
I refuzoi ftesën/ Shehaj i kthen përgjigje Malajt: Nuk i kemi ofruar ofiqe