-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I refuzoi ftesën/ Shehaj i kthen përgjigje Malajt: Nuk i kemi ofruar ofiqe

Kryesoret

Vjen replika. Deputeti Agron Shehaj i është përgjigjur ish-ministrit socialist Arben Malaj, pasi ky i fundit tha se mori një ftesë për të qenë pjesë e partisë së re, Partia Mundësia, por e refuzoi duke e cilësuar demokratin se shfaq “agresivitet shqetësues”. Shehaj shprehet se Partia Mundësia nuk i ka ofruar asnjë post dhe se kjo parti nuk do të ketë asnjë ish ministër apo zyrtar të majtë në strukturat e saj.

“Reagim/ Asnjë ish ministër apo zyrtar i majtë në strukturat e Partisë Mundësia. Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona.

Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket z Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak.

Ky model i hapur politik na dallon prej të tjerëve dhe falenderojmë mijëra shqiptarët që janë bashkuar për opozitë të vërtetë si dhe stafin e Partisë Mundësia që po bën një punë të jashtëzakonshme për të kontakuar këdo që identifikohet me vlerat e djathta dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti politik afatgjatë”, shkruan Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit