-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Radoiçiç rrezik për të gjithë Ballkanin

Kryesoret

Grupi i Radoiçiç përbën rrezik për Kosovën. Kështu shprehet Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pasi sipas tij anëtarët e kësaj organizate janë të lirë dhe vijojnë të mbështeten nga Beogradi.

“Ky grup vazhdon të mbetet i organizuar. Po dëshmon në vazhdimësi që paraqet rrezik për vendin tonë dhe jo vetëm, por edhe për të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është e parë qartazi që edhe pas tentimit për aneksim të territorit tonë më 24 shtator të vitit 2023, ky grup ka vazhduar që të funksionojë dhe të inkurajojë elementët e tij brenda territorit të Kosovës për të vazhduar me sulme të tjera”, tha Ejup Macedonci.

Sipas Maqedoncit, ky grup ka ndryshuar mënyrën e funksionimit nisur nga sulmi i fundit në Ibër Lepenc.

“Ka një tentativë për aneksim. Është shndërruar në një format të veprimeve terroriste siç ishte rasti i fundit kur elementë të lidhur me këtë grup tentuan që të dëmtojnë infrastrukturën kritike të vendit tonë, duke u mohuar qytetarëve qasjen në shërbimet esenciale dhe duke shkaktuar krizë energjetike me qëllim destabilizim të vendit”, tha Ejup Macedonci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit