Skiatorja Lara Colturi e cila paraqet Shqipërinë u poziconua në vendin e 11-të në renditjen e përgjithshme mes 69 sportisteve pjesëmarrëse në këtë garë të Kupës së Botës. Ajo ishte 2 sekonda më e ngadaltë në finish nga fituesja italiane Federika Brinjone.
Të dielën në Semmering do të zhvillohet edhe gara e Sllalomit për të përmbyllur një vit, që ka qenë i jashtëzakonshëm për Colturin.
Cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.