Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e Elton Arkaxhiut, i cili ka qenë i dënuar në Francë për trafik droge, ndërkohë që në vitin 2011 rezulton se ishte në hetim për pastrim parash.
Prokuroria ka identifikuar pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij deri në vitin 2020 dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, konkretisht:
“Bar- kafe “Rio”, që ndodhet në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet” në rrugën “Myslym Shyri”. Ky biznes është me një sipërfaqe totale 108 m², e blerë në datë 21.10.2005; dhe një ambient biznesi në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet”, në rrugën “Myslym Shyri”. Ky ambient aktualisht përdoret si Qendër SPA” njofton prokuroria.
Prokuroria ka sekuestruar:
1 – Pasuri e llojit truall, me sip.71.52m2 dhe ndërtesë 37.52m2 në Tiranë;
2 – Pasurinë njësi shërbimi 108m2 me vendndodhje Rr. Besim Imami
3 – Pasurinë njësi shërbimi 63m2 në Rr. Besim Imami.