Ditën e sotme banorët e Shkupit kanë protestuar dy herë brenda këtij muaji për ndotjen e ajrit. Ata dolën me pankartat duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë është helm, Qeveria jonë është e shurdhër’.
Protestuesit nisën marshimin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhduan drejt Kuvendit dhe e përfunduan para ndërtesave të Qytetit të Shkupit.
Dy javë kanë kaluar që kur kërkesat e para janë dorëzuar pas protestës së parë, por deri tani, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga institucionet, theksuan udhëheqësit e protestës.
Organizatorët, iniciativa ‘Qyteti i Gjelbër Human’, së bashku me qytetarët protestues, paraqitën katër kërkesa për luftimin e ndotjes së ajrit në Shkup, përfshirë monitorimin e vazhdueshëm publik të objekteve industriale, për të siguruar transparencë mbi ata që ndotin ajrin.
“Kërkesa e dytë ka të bëjë me ngrohjen ekologjike të objekteve, si Klinika e Fëmijëve ‘Kozle’, e cila ende ngrohet me naftë. Kërkesa e tretë është që të zgjidhet autocentrizmi në qytet, me prioritet transportin publik dhe biçikletat para veturave, dhe kërkesa e katërt është menaxhimi më i mirë i mbeturinave”, tha Borjan Jovanovski nga iniciativa qytetare “Qyteti i Gjelbër Human”.