Menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother, filluan të dilnin në pah pëlqimet mes Redonit dhe Eglit.
Mbrëmjen e sotme në prime, Redoni i ka shprehur pëlqimin Eglit dhe sipas tij fitorja ishte që kuptoi që ka vajza që ekzistonin si ajo. Ndërsa Egli i tha që mezi pret që ta takojë jashtë dhe i shprehu që e do shumë.
Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.
Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.
Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.
Egli: Të dua.