Në këtë fund viti fluksi në pikat e hyrjes në Shqipëri nga Greqia është i lartë. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga pika e Kakavijës tha se janë marrë të gjitha masat për të lehtësuar kalimet. Por përtej fjalëve të bukura nga ministri, gazetarët i treguan realitetin e hidhur që radhët vazhdojnë që të jenë të mëdha në pikën e kalimit.
“Deri tani nuk ka dhënë rezultate, radhët kanë vazhduar gjithmonë prezente, deri në 4 km, për cfarë shërbejnë këto takime, pasi të gjitha llojet e takimeve në dy vitet e fundit nuk kanë dhënë asnjë rezultat? Ky është show apo çfarë”- e pyeti gazetari Piro Nase, ministrin e Brendshëm.
“Bashkëpunimi ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së lirë. Takimet e përbashkëta zhvillohen periodikisht. Unë pata në zyrë ambasadoren e Greqisë që i shpreha shqetësimin për një bashkëpunim për të bërë të mundur përballimin e fluksit. Mesa jam informuar, këtë vit kemi një përmirësim më të mirë në pikat e kalimit kufitar” u përgjigj ministri. Problemi vazhdon…