Edhe sot qëndrueshmëria e kushteve atmosferike do të vijojë të jetë dhe për fundjavën, me masa ajrore të ftohta. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta e mesatare kryesisht ditën e shtunë në relievet malore, ndërsa ditën e dielë mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era pritet të fryje nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10-12m/sek.