-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO zgjat me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn

Kryesoret

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn. Kërkesa kishte si qëllim shtyrjen e masave me tre muaj të paraburgimit.

Ish-ministri Ilir Beqaj është arrestuar për fondet e SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik. Ndërsa GJKKO i caktoi masën e arrestit me burg.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 16.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 238, 263 dhe 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 731, datë 30.12.2024, vendosi:

  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me Nr. 731 regjistri themeltar, datë regjistrimi 16.12.2024, me kërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

  4. Zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024, vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 190 të vitit 2023, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

  5. Zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024, vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 190 të vitit 2023 , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

  6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 30.12.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit