-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë

Kryesoret

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi ditën e sotme një inspektim urgjent mbi sigurinë e të gjitha linjave ajrore të vendit. Ndërkohë po vijon puna për të identifikuar viktimat, si edhe për të zbuluar se çfarë e shkaktoi katastrofën më vdekjeprurëse ajrore që ka prekur Korenë e Jugut.

Nga aksidenti humbën jetën 179 persona, 175 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Ndërsa vetëm dy persona, anëtarë të ekuipazhit arritën t’i mbijetojnë aksidentit.

Prioritet për momentin është identifikimi i viktimave, mbështetja e familjeve të tyre dhe trajtimi i dy të mbijetuarve, tha zoti Choi në një takim mbi menaxhimin e fatkeqësive në Seul.

“Edhe para se të dalin rezultatet përfundimtare, ne do të kërkojmë që zyrtarët të bëjnë transparencë mbi procesin e hetimit dhe të informojnë menjëherë familjet e viktimave”, tha ai.

Ministria e Transportit njoftoi planet për të kryer një inspektim të posaçëm të 101 avionëve ‘Boeing 737-800’ që operohen nga linjat ajrore të Koresë së Jugut duke filluar nga dita e hënë, duke u përqendruar tek mirëmbajtja e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit