-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shpall 9 janarin ditë zie për Carter: Bota humbi një burrë shteti

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Jimmy Carter, i cili vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“I bëj thirrje popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre të adhurimit për të nderuar kujtimin e Presidentit James Earl Carter Jr. Ftoj ata në mbarë botën që ndajnë pikëllimin tonë të bashkohen me ne në këtë përkujtim solemn”, tha presidenti në largim Joe Biden. Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara Jimmy Carter u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Xhiorxhia i rrethuar nga familjarët e tij.

“Sot, Amerika dhe bota humbën një udhëheqës të jashtëzakonshëm, burrë shteti dhe humanitar. Ajo që është e jashtëzakonshme për Jimmy Carter është se miliona njerëz në të gjithë Amerikën dhe botën që nuk e kanë takuar kurrë, e konsideruan atë një mik të dashur.

Me dhembshurinë dhe qartësinë e tij morale, ai punoi për të zhdukur sëmundjet, për të krijuar paqen, për të avancuar të drejtat civile dhe të drejtat e njeriut, për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të strehuar të pastrehët dhe për të mbrojtur gjithmonë të fundit midis nesh jetët e njerëzve në mbarë botën”, u shpreh presidenti Biden.

Demokrati Carter, shërbeu një mandat të vetëm si president nga viti 1977 deri në 1981. Ai pati sukses në vitin 1978 në misionin e pamundur të një marrëveshjeje mes Egjiptit dhe Izraelit dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2022.

Shuhet në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit