Deputetja e Partisë Demokartike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetin social në facebook shprehet se sot mbi 7 mijë tatimpagues morën mbrapsht 6 milionë euro që iu ishin marrë padrejtësisht.
Tabaku nënvizon që “Së bashku ne mund ta ndryshojmë të ardhmen për shtresën e mesme dhe Shqipërinë!”
“Pas një beteje të drejtë kundër padrejtësisë, arritëm të gjunjëzojmë një qeveri që dje u mori paratë padrejtësisht dhe sot i rikthen. Fuqia e bashkimit të shqiptarëve e rrëzon një qeveri të padrejtë!””, shkruan Tabaku.