-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

240 milionë Lekë për të blerë selinë e misionit në Bruksel

Kryesoret

Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi është marr dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, do të realizojnë procedurën e blerjes me një fond limit jo më shumë se 240 milionë lekë.

Vendimi shton se kreu i misionit identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit, sipas pikës 3, të këtij vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit