Prishtina u mbulua nga fishekzjarrët gjatë spektaklit të ndërrimit të viteve.
Fishekzjarrët filluan në orën 00:00 dhe ishin një simbol i bashkimit dhe dëshirave për një vit të ri më të mbarë. Për veç festimeve pati dhe disa të lënduar nga fishekzjarret.
Mbi 20 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike.
Shefi i Emergjencës Agron Çitaku ka bërë të ditur se të lënduarit janë kryesisht të rinj. Gjithashtu dy prej tyre janë të moshës më të thyer.