Mbrëmjen e djeshme banori i Big Brother Vip 4 Bernardi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë hapur se është homoseksual.
“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual” tha i përlotur Bernardi.
Aktori Julian Deda ka ironizuar deklaratën e Bernardit dhe ka theksuar se askush nuk ia heq krenarinë e të qënit heteroseksual.
“Meqë jemi në kuadër të deklaratave më lejoni që të deklaroi se jam një bashkëshort i shkëlqyer, një baba shembullor dhe një djalë fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por asnjeri nuk ma heq të drejtën dhe krenarinë e të qënit një mashkull straight,” tha Deda.