Përpara seancës plenare në Parlament, ku do të votohet kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku, policia ka rritur masat e sigurisë për shkak të protestës të paralajmëruar nga opozita.
Forca të shumta policie janë vendosur rreth godinës së Kuvendit, ndërkohë që zona është bllokuar me barriera metalike. Mësohet se 1500 prej tyre janë në gatishmëri për protestën.
Partia Demokratike ka njoftuar se do të protestojë si brenda ashtu edhe jashtë sallës së seancës, duke kërkuar të ndalojë kërkesën e SPAK-ut.
Ndërkohë, deputetët socialistë pritet të mbërrijnë më herët për të shmangur përplasjet me protestuesit. Tensionet priten të arrijnë kulmin gjatë zhvillimit të seancës.
/5pyetjet.al









