Fillimi i vitit ka nisur me radhë të gjata pranë pikës kufitare Muriqan. Në datën 1 janar kanë hyrë dhe dalë 10.200 persona dhe po punohet me 2 sportele.
Gjithashtu është hapur dhe një sportel tjetër i cili po shërben për daljen e njerëzve.
Ndërkohë për shkak të ngjarjes së rëndë në Mal të Zi ku një person shkaktoi vdekjen e 10 viktomave, pala malazeze nuk ka pranuar të ketë procedura të përshpejtuara duke shtuar kështu fluksin tek pala shqiptare.