Një konflikt ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, mes disa personave dhe disa punonjësve të policisë.
Shkak i konfliktit është një borxh, ku më pas ka degjeneruar në përplasje me armë e sende të forta.
Në konflikt kanë identifikuar 12 persona, mes tyre janë lënduar dy vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, janë shoqëruar në Komisariat.
Në vendngjarje mësohet se janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë aty, por ka hasur në kundërshtim me dhunë dhe mos bindje, e për pasojë të dyshuarit janë larguar.
Nga dëshmitë e marra dhe kqyrja paraprake e pamjeve filmike, janë identifikuar disa prej personave të përfshirë.
Ata janë Alvaro Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Himarë, Kidi Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Ergis Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë në Tiranë.
I përfshirë rezulton edhe Igli Duka, ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, i arrestuar më pas në Skoci pasi u kap në një ndërtesë ku kultivohej marijuanë.
Veç pesë personave të mësipërm, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani e Duka si dhe një tjetër me mbiemër Cocka.