Dy grupe për të drejta të njeriut kanë kritikuar ashpër Arabinë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdekje, duke theksuar se ky shtet ka realizuar numrin më të madh të ekzekutimeve gjatë vitit të kaluar.
Sipas organizatave, shifrat janë në kundërshtim me përpjekjet e Arabisë Saudite për t’u paraqitur si një vend më i hapur dhe tolerant, ndërkohë që ekzekutimet janë rritur ndjeshëm në vitin 2024.