Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-ambasador i Kosovës në Slloveni, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.
Lajmi i trishtuar u njoftua nga familjarët e tij në rrjetet sociale. Homazhet për të do të mbahen më 3 janar, nga ora 09:00 deri në 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, ndërsa varrimi do të zhvillohet po në të njëjtën ditë, në orën 13:00, në varrezat katolike të Pejës.
E pamja e tij do të mbahet më 4 janar, në restorantin “Koha 3” në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në 14:00.