Një konflikt i dhunshëm ndodhi në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur dhe 8 të tjerë u arrestuan.
Pjesë e përleshjes ishin edhe punonjës të policisë, të cilët u identifikuan dhe pezulluan nga detyra. Policia ka ngritur kontrolle në qytet dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike, janë identifikuar disa prej të përfshirëve, mes tyre:
Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë;
Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;
Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë;
(Alavro, Kidi dhe Redi Sulejmani, të tre vëllezër)
Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;
Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i njohur për një arrestim në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike.