Një sherr i dhunshëm ndodhi pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur me sende të forta.
Konflikti u zhvillua përballë një restoranti dhe përfshiu 12 persona, mes të cilëve edhe punonjës policie. Pas hetimeve dhe shqyrtimit të kamerave, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi 8 persona për vepra të ndryshme penale, përfshirë katër policë që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Në cilësinë e provave, janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparate celularë.
Sherr në Sarandë/ Zbardhen detaje: 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim!