Pas shpërthimit të një mjeti tip “Tesla Cybertruck” në hyrje të Hotelit Trump në Las Vegas, Nevada ka humbur jetën një person dhe 7 të tjerë janë plagosur.
Makina ishte marrë me qera në Kolorado dhe mbërriti në qytet, më pak se dy orë para shpërthimit, sipas policisë.
I parkuar para hotelit pranë një hyrje xhami, automjeti filloi të nxirte tym e më pas shpërtheu.
Zyrtarët e Policisë Metropolitane të Las Vegasit dhe Departamentit të Zjarrfikësve të qarkut Clark thanë në një konferencë shtypi se shoferi ndërroi jetë brenda mjetit.
Sipas autoriteteve automjeti ishte i mbushur me fishekzjarre të djegura, bombola gazi dhe lëndë të tjera djegëse. Të gjithë të pranishmit në hotelin Trump u evakuuan pas incidentit dhe shumica e vizitorëve u zhvendosën në një hotel tjetër.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk, tha në rrjetin X se është konfirmuar se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarrësh që ka qenë në makinën e marrë me qira”. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me një defekt të makinës.