Mbrëmjen e kësaj të enjteje, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Rus” në Shkodër.
Sipas informacionit të marrë, është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha.
Nga verifikimet paraprake, janë gjetur 4 plumba pistolete në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.