Autori i të shtënave me armë në Shkodër është dyshuar të ketë lëvizur me motor, duke qëlluar në drejtim të automjetit të shtetasit Elvis Hoxha, i cili ndodhet në burg për akuzën e “dhunës në familje”.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij dhe bashkëpunëtorit të dyshuar.
Fatmirësisht, nga të shtënat pati vetëm dëme materiale në automjet.