Angelina Jolie vetëm disa ditë pas finalizimit të lajmit për divorcin e saj nga Brad Pitt ndau një mesazh emocionues. Aktorja shprehej se Siria ka nevojë për ndihmë.
“Siria: Mbi 17 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Siria është shkatërruar nga gati 14 vjet konflikt, zhvendosje dhe përkeqësim ekonomik. Ndërsa ndryshimi i fundit në qeveri sjell një mundësi për një fillim të ri, miliona njerëz ende kanë nevojë për ndihmë dhe nevojat themelore nuk po plotësohen”, tha Jolie në një story në Instagram.