Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” pas ankimimit nga SPAK. Berisha e cilësoi vendimin si “pa asnjë bazë ligjore” dhe e quajti atë një “pilulë elektorale” për kryeministrin Edi Rama.
Ai theksoi se ky ishte një përpjekje e dështuar e SPAK për të justifikuar veprat e tij. Megjithatë, Berisha njoftoi se do të respektojë vendimin, duke theksuar se çështja është në gjykatë në Strasburg dhe do të shtohet në dosje.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.