Një aksident tragjik ndodhi në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.
Viktimat, Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, ishin xhaxhë dhe nip, të cilët ishin duke ecur si këmbësorë kur automjeti i drejtuar nga Glindis Bujari humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë e përplasjes, Ndue Prenga, 63 vjeç, vdiq në vend, ndërsa Ndrekë Prenga, 43 vjeç, ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Shoferi i automjetit, Glindis Bujari, u plagos dhe ndodhet në spital, ku merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.