Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej i shtruar në një spital në Tiranë që prej datës 30 dhjetor. Ai ka shfaqur përkeqësime dhe është transportuar në Athinë për mjekim të specializzuar, raporton media greke.
“Sipas informacioneve, ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”,”- raporton media greke.
“Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji gastrike”, shkruan media greke.