-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke zbardhin detaje për arrestimin e Jani Alias

Kryesoret

Jani Alia, një 48-vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia greke më 31 dhjetor 2024, pasi ishte arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, pas shkeljes së lejes 11-ditore. Alia ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe për vepra të tjera të rënda, përfshirë lëndim të rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, që ndodhën në vitin 2006 në Atikën Perëndimore. Ai ishte gjithashtu në kërkim ndërkombëtar për ekstradim nga autoritetet shqiptare.

Gjatë një patrullimi, policia greke e identifikoi atë për një kontroll të dyshimtë dhe, pas verifikimeve, u zbulua se ai po përdorte një kartë identiteti false. Pas arrestimit, Alia u transferua në Departamentin e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit në Moschato për hetime të mëtejshme. Në kuadër të hetimeve, u konstatua se ai ishte një nga të arratisurit më të kërkuar nga autoritetet, që vuante dënimin për krime të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit