Qarkullimi në autostradën Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke nisur nga e shtuna, 4 janar.
Tarifa e miratuar është 2.1 euro pa TVSH dhe do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.
Aksi me gjatësi 30 km u përfundua vitin e kaluar dhe deri tani ka qenë falas, ndërkohë që tashmë ofron kushte dhe standarde të larta sigurie.