Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është diagnostikuar me pneumoni dhe ka anuluar disa angazhime për dy javët e para të janarit. Ajo do të mungojë në disa aktivitete, përfshirë një fjalim të planifikuar në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdansk.
Zëdhënësi i Komisionit, Stefan de Kerschmaker, njoftoi se von der Leyen është duke u kujdesur për shëndetin e saj dhe ka marrë masat për t’u rikuperuar. Sipas tij, presidentja do të përqendrohet në rikuperimin e plotë gjatë kësaj periudhe.