Bisedimet për formimin e një qeverie koalicioni në Austri vazhdojnë mes Partisë Popullore konservatore (ÖVP) dhe Social Demokratëve, pas largimit të NEOS, partisë liberale, nga negociatat.
Kryesia e SPÖ-së tha se “topi” tani është në duar të ÖVP-së, e cila duhet të vendosë nëse do të vazhdojë negociatat.
Pas kësaj, një zëdhënës i ÖVP konfirmoi se të dy palët ranë dakord për të vazhduar bisedimet në zyrën e kancelarit Karl Nehammer.