Bratislav Zhivkoviç, lideri i çetnikëve serbë dhe pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, është vrarë në kundërofensivën ruse në rajonin e Kurskut.
Ai kishte qenë organizatori i dërgimit të mercenarëve serbë në luftën në Ukrainë dhe ishte i lidhur me forcën paraushtarake serbe që luftoi përkrah separatistëve pro-rusë në Ukrainë.
Zhivkoviç kishte një histori të gjatë aktivitetesh ekstremiste dhe ishte arrestuar në Serbi për rolin e tij në konfliktin e Ukrainës, ndërsa ishte dëbuar nga Rumania për spiunazh.