Karabinierët italianë kanë arrestuar një 44-vjeçar shqiptar në Perugia, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge. Gjatë një operacioni antidrogë, i dyshuari u ndalua në flagrancë pasi iu gjetën 30 pako me kokainë, të fshehura në mjetin e tij, trupin dhe banesën.
Në momentin e arrestimit, autoritetet gjetën gjithashtu materiale paketimi, tre telefona celularë dhe rreth 900 euro të gatshme, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga aktivitetet e tij kriminale. Gjykata e Perugias e ka konsideruar arrestimin si të ligjshëm dhe ka urdhëruar paraburgimin e tij.
Ky është shqiptari i dytë që arrestohet në 24 orët e fundit në këtë rajon për trafik droge.