Presidenti Joe Biden ka nderuar 19 personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil i Shteteve të Bashkuara, në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë. Mes të nderuarve ishin ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, filantropi George Soros dhe aktori Denzel Washington. Medaljet u dhanë për kontribute të shquara në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, sportin, artin, të drejtat civile dhe shkencën.
Të tjerë që morën çmimin ishin futbollisti Lionel Messi, ish-basketbollisti Magic Johnson, aktori Michael J. Fox, dhe aktivistja Jane Goodall. Po ashtu, u nderuan edhe figura të rëndësishme si stilisti Ralph Lauren dhe aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Tim Gill.
Pesë individë u nderuan post mortem, përfshirë Fannie Lou Hamer, Robert F. Kennedy dhe Ash Carter. Medaljet u dhanë në njohje të kontributeve të tyre të jashtëzakonshme për begatinë dhe sigurinë e SHBA-ve dhe përpjekjet ndërkombëtare për paqen dhe drejtësinë shoqërore.