-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëbora mbulon veriun, situata e fundit, ku ka bllokime?

Kryesoret

Dëbora ka zbardhur pothuajse gjithë zonat malore të Bashkisë së Shkodrës. Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, reshje dëbore pati në akset rrugore Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë, dhe Tamarë-Vermosh.

Në këto akse, sipas autoriteteve është punuar pa ndërprerje me borëpastruese për t’i mbajtur hapur dhe të kalueshme për automjetet. Temperaturat kanë arritur deri në -3 gradë Celsius.

Megjithatë për të gjithë drejtuesit e mjeteve rekomandohet që të lëvizin me kujdes, të përdorin gomat dimërore ose zinxhirë. Reshje dëbore ka patur edhe në juglindje të vendit, në zonat malore të Korçës dhe Ersekës. Dita e dielë pritet të sjellë përmirësim të motit, por do të shoqërohet me ulje të ndjeshme të temperaturave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit