Arbër Hajdari ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu për të parë nga afër kushtet e banesës dhe për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj.
Në spektaklin e 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh vështirësitë që ka kaluar në jetë, me papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të apartamentit, ku sikurse tha “sa herë bie shi, uji hyn brenda”.
Dhurata e Vitit të Ri për të ishte pikërisht lajmi se Hajdari do të kujdeset deri në detaje që familja e tij të ketë një folezë të ngrohtë, të sigurt, me të gjitha kushtet optimale të jetesës.
View this post on Instagram