Një turiste austriake ka humbur në gadishullin e Karaburunit që prej të premtes.
Austriakja, rreth 50 vjeçe ka kërkuar ndihmë te zonat e mbrojtura me anë të një mesazhi, ku thotë se ndodhet në afërsi të Gjirit të Gramës në pjesën jugore të gadishullit. Natën e ka kaluar në një çadër në gadishull.
Ndërkohë që policia dhe ADZM janë duke koordinuar për të shkuar në zonë.