-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e TikTok në Shqipëri shkakton jehonë në mediat ndërkombëtare

Kryesoret

Vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e aplikacionit “TikTok” ka shkaktuar jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare. Kryeministri Rama shpalli se ky veprim është marrë për të luftuar përhapjen e kulturës së dhunës dhe “përversiteteve” në shoqëri.

Gazeta italiane “La Repubblica” e cilëson këtë vendim unik, duke e krahasuar me ndalimet e tjera të aplikacionit në rreth 20 shtete të tjera, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, të cilat kanë kufizuar përdorimin e TikTok vetëm për zyrtarët publikë. Ajo përmend gjithashtu një tragjedi të ndodhur në nëntor 2024, kur një 14-vjeçar nga Tirana u vra me thikë, dhe e lidh këtë ngjarje me vendimin e Qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, opozita e ka cilësuar këtë mbyllje si një “censurë politike”, duke theksuar se TikTok përdoret gjithashtu për fushata elektorale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit