Prej ditës së sotme qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë.
Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.
Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.
Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve.
Kategoria 1:
o Motocikletat
o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro
- Kategoria 2:
o Autoveturat (tarifa bazë)
o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).
- Kategoria 3:
o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro
- Kategoria 4:
o Mjete me 4 ose më shumë akse
o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro