Reali i Madridit e ka nisur Viti e Ri në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur dinë kampionët. Në Valencia në sfidën e prapambetur nga java e 12 pasi u shënuan përmbytjet apokaliptike, Reali dhuroi gjithçka.
Në pjesë e parë Valencia shënoi golin e vetëm dhe shkoi e qetë në dhomat e zhveshjes. Por në të dytën pati gjithçka. Fillimisht një penallti e humbur nga Bellingam, më pas një gol i anuluar për Mbape. Dhe më pas vjen kartoni i kuq për Vinicius të cilit stadiumi Mestalla i është kthyer në ferr.
Por 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt nis përmbysja e madhe. Futet Modric dhe barazon dhe Bellingam në minutën e 5-stë shtesë vulos fitoren duke e ngjitur Realin e Madridit në krye të klasifikimit 5 pikë përpara Barcelonës.