Senati Amerikan ka kthyer propozimin e Presidentit Joe Biden për emërimin e David Kostelancik si ambasador të SHBA-së në Shqipëri.
Këtë vendim e mori Senati më 3 janar, pasi nuk arriti të konfirmojë kandidaturën brenda afatit të parashikuar. Sipas rregullave, Presidenti Biden mund ta rinominojë Kostelancik ose të propozojë një kandidat tjetër për këtë post.
Kostelancik u propozua nga Biden për këtë post në janar të vitit 2023 pas largimit të Yuri Kim.