Armando Broja ka një mundësi të shkëlqyer për ta nisur vitin 2025 me gol. Sulmuesi shqiptar është përsëri titullar te Evertoni për ndeshjen ndaj Burnemuth, që do të startojë në orën 16:00.
Broja ka fituar balotazhin me sulmuesin anglez Calvert-Lewin, i cili është pjesë e Kombëtares së Anglisë.
Trajneri i Evertonit ka treguar besim të madh te Broja, i cili kërkon të shënojë dhe të vazhdojë formën pozitive.