Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me këtë dhe e cilëson situatën si diçka jo emergjente globale, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.
Sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, nëse një sëmundje është e përhapur në një rajon, duhet të raportohet në OBSH, atëherë organizata do të përcaktojë nëse një ngjarje e veçantë përbën apo jo një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.