Në një iniciativë thuajse të paprecedentë, të gjitha grupet e opinionit dhe opozitarët ndaj Joan Laportas tek Barcelona, të drejtuar nga Sí al Futur dhe Som un Clam, kanë kërkuar këtë të dielë në një reagim zyrtar dorëheqjen e menjëhershme të Bordit të Drejtorëve.
Në shënim ata u bëjnë thirrje atyre që nëse e duan vërtet Barçën, siç thoshte slogani i tyre elektoral në 2021 (Estiem el Barça), të japin dorëheqjen për t’i hapur rrugë ideve të reja dhe njerëzve me më shumë energji.
Në pikën e dytë të kërkesave të saj fton Laportën t’i nënshtrohet votëbesimit. Nëse asnjë nga dy kërkesat e para nuk plotësohet, kërcënojnë të aktivizojë një mocion.
Opozita brenda Barcelonës dhe grupet e opinionit akuzojnë Laportën për “njohjen e një komisioni të vështirë për t’u kuptuar për rinovimin e kontratës me Nike, tentativën për të punësuar një basketbollist me reputacion të dyshimtë duke përdorur praktika për të ardhur keq, pasigurinë e përhershme me Nou Palau” neglizhenca në regjistrimet e Dani Olmo dhe Pau Victor kur klubi ka katër muaj kohë për ta bërë këtë, ose mungesa e vullnetit për të dialoguar”.