Real Madrid ka njoftuar ndarjen nga jeta të Juan Manuel Vija në moshën 86-vjeçare.
Madrilenët e kujtojnë atë si lojtari që mori pjesë në fitimin e Kupës Europiane, që tashmë njihet si Liga e Kampioneve. Në vitin 1959 Reali e fitonte për herë të katërt në histori.
Juan Manuel Vija ishte po ashtu pjesë e Spanjës në Europianin e vitit 1964. Një vit historik ku spanjollët fituan trofeun e parë.